Kryetari i Kamenicës, viziton fermerin që ushtron veprimtarinë e blegtorisë

Kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Naim Arifi, kanë vizituar fermerin Amir Robelli nga fshati Koretin, i cili ushtron veprimtarinë e Blegtorisë.

Fermeri në fjalë momentalisht ka  rreth 400 krerë dele dhe qengja.

I pari i Komunës, Qëndron Kastrati tha se u mrekullua nga puna dhe dashuria e këtij fermeri ndaj kafshëve.

“Një ditë e këndshme me fermerin që ushtron veprimtarinë e blegtorisë. U mrekullova nga puna e dashuria e tij për kafshët, pa lënë anash natyrën e kandshme e të veshur me petkun e gjelbër”, ka thënë Kastrati.

Ndërsa Drejtori i DBPZHR-së Naim Arifi, tha se drejtoria e tij dhe komuna janë gjithmonë afër bujqëve dhe fermerëve sidomos në këtë kohë të pandemisë.

“Falënderojmë të gjithë bujqit dhe fermerët që janë duke punuar pa ndal, komuna dhe DBPZHR do të jetë afër tyre gjithmonë duke i ndihmuar me mjete dhe subvencione të ndryshme, që t’i bëjmë punën më të lehtë atyre, sidmos në këtë kohë të pandemisë”, tha Arifi.

KOMENTE