Disenjatori i arbitrave në Federatën Shqiptare të Futbollit, Sokol Jareci ka bërë me dije se edhe Shqipëria do të aplikojë këto ditë në FIFA për të implimentuar sistemin VAR, që do iu vijë në ndihmë gjyqtarëve.
Jareci konfirmoi se FSHF do te aplikoj ne FIFA. “Do fillojmë zyrtarisht nesër aplikimin në FIFA. Kemi një “video-call” me zyrtarët e IFAB, të cilët para pak ditësh na sollën përmes e-mailit kërkesat që ne duhet të plotësojmë për VAR-in. Edhe ne tashmë do të jemi pjesë e VAR-it. Besoj se nga 2021, 2022 do të fillojë aplikimi i VAR-it në kampionatin shqiptar”, ka thene ai.
Ish-gjyqtari bëri me dije se futja e kësaj teknologjie në futbollin shqiptar kërkon kohë sepse më parë duhet të trajnohet stafi, përgatitja e infrastrukturës, si dhe trajnimi i personave dhe kompanive që merren me transmetimin e ndeshje, ku analizoi se kjo procedurë shkon deri në 1 vit e gjysmë.
“Për momentin mund të jemi me një ndeshje, sikurse jemi me sistemin me 6 arbitra. VAR-i kërkon infrastrukturë. Mund të jenë Arena Kombëtare, Shkodra dhe Elbasani, pra mund të jemi me një ndeshje në javë me VAR”, përfundoi Jareci.