DYLON

FFK po merr pjesë në Konferencën e FIFA-s për transformimin ligjor dhe zhvillimin digjital të çështjeve ligjore

FFK po merr pjesë në Konferencën e FIFA-s për transformimin ligjor dhe zhvillimin digjital të çështjeve ligjore
Avatar photo Redaksia

Federata e Futbollit të Kosovës po merr pjesë në konferencën e FIFA-s në Tokio, e cila ka në fokus transformimin ligjor dhe progresin digjital në çështjet ligjore të futbollit. FFK po përfaqësohet nga presidenti Agim Ademi, menaxheri i sistemit FIFA Connect & TMS, Dardan Sadiku dhe menaxherja për TMS dhe regjistrim të lojtarëve, Arta Osmani, njofton FFK.

Kjo konferencë po trajton disa çështje kyçe, përfshirë FIFA Clearing House, përditësimet në rregulloret e regjistrimit të lojtarëve dhe rregulloret për agjentët e lojtarëve.

EkoHigjiena

Punimet e kësaj konference i ka përshëndetur presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili ka folur për rëndësinë e kuadrit ligjor në futboll si dhe misionin e tij që futbolli të bëhet vërtet global dhe të jetë gjithëpërfshirës.

Një nga temat kryesore të diskutuara ka qenë FIFA Clearing House, një platformë e re e cila synon të përmirësojë transparencën dhe menaxhimin e transaksioneve financiare në botën e futbollit. FFK ka shprehur përkushtimin e saj për të ndjekur dhe zbatuar këtë inovacion në mënyrë të përshtatshme për realitetin e futbollit kosovar.

Përveç kësaj, konferenca ka trajtuar ndryshimet në rregulloret e regjistrimit të lojtarëve, me synimin e përmirësimit të proceseve dhe shmangies së çdo paligjshmërie.

Federata e Futbollit të Kosovës shpreh gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me FIFA-n dhe federatat tjera në zhvillimin e futbollit nga perspektiva ligjore dhe digjitale, thuhet në njoftimin e FFK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.