Sot, është mbajtur takimi i parë i kryesuar nga unë, si kryetare e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport. Falënderoj të gjithë anëtarët e komisionit për kontributin e dhënë gjatë takimit me ministrin e MASH-it. Gjatë takimit shfrytëzova rastin të shprehë mirënjohjet për punën e shkëlqyer të ish ministres znj.Hykmete Bajrami dhe zv.ministrat Xhavit Rexhaj e Jusuf Thaqi, drejtoritë komunale, në veçanti mësimdhënësit dhe prindërit për angazhimin gjatë mësimit online në kohë pandemie”, ka thënë Valentina Bunjaku – Rexhepi.
Deputetja bëri me dije se në raportim ishte edhe ministri Ramë Likaj, që ka informuar për procesin e mësimit në distancë gjatë kësaj periudhe të vështirë për sistemin tonë arsimor. /2LONLINE.com/