DYLON

Nuhiu: Hapet konkursi për ndarjen e bursave për studentët e Komunës së Gjilanit

Nuhiu: Hapet konkursi për ndarjen e bursave për studentët e Komunës së Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Drejtoria për Arsim, ka shpallur konkursin për ndarjen e bursave për studentët e Komunës së Gjilanit për vitin akademik 2023/2024.

Shpend Nuhiu, drejtor i Drejtorisë Komunale për Arsim (DKA), tha se këto bursa ndahen për afatin kohor nga 1 shtatori i viti 2023 deri më 30 qershor 2024.

EkoHigjiena

“Në total, janë të disponueshme 293 bursa për studentët e Komunës së Gjilanit”, tha drejtori Nuhiu.

Më tej ai tregoi se 164 prej tyre, në vlerë 60 euro në muaj, janë të destinuara për studentët e studimeve themelore që ndjekin studimet në universitetet e Kosovës, jashtë Komunës së Gjilanit.

Drejtori i Arsimit, shtoi se 109 bursa në vlerë prej 40 eurove janë për ata që studiojnë brenda komunës.

Ndërsa 20 bursa në vlerë prej 40 eurove ndahen për studentët e studimeve master.

Konkursi do të mbyllet pas 15 ditësh. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.