DYLON

Në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar 53 pacientë me COVID-19

Në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar 53 pacientë me COVID-19
Avatar photo Redaksia

Klinika Infektive e QKUK-së ka bërë të ditur se në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike ka vdekur pacientja N. D. (1946) nga Komuna e Rahovecit.

Ajo ishte pranuar në Klinikën Infektive më 5 qershor dhe përveç infeksionit me Covid-19 kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Në Klinikën Infektive  janë të hospitalizuar 58 pacientë.

EkoHigjiena

Prej tyre, të sëmurë me Covid 19 janë gjithsej 53 pacientë.

Nga 53 pacientët e infektuar me koronavirus, 33 raste janë në gjendje stabile ndërsa 20 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, njëri në gjendje të rëndë.

Në pritje të rezultateve janë 3 pacientë, ndërsa 1 pacient i cili rezultoi negativ në testimet e fundit për Covid- 19 vazhdon trajtimin në klinikë.

Sot lirohet nga klinika një paciente e shëruar nga infeksioni me Covid- 19, thuhet në njoftimin e Klinikës Infektive të QKUK-së.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.