DYLON

Prezantohet Rregullorja për përzgjedhjen e drejtorëve, zv.drejtorëve, mësimdhënësve dhe personelit arsimor

Prezantohet Rregullorja për përzgjedhjen e drejtorëve, zv.drejtorëve, mësimdhënësve dhe personelit arsimor
Avatar photo Redaksia

Drejtori për Arsim në Komunën e Gjilanit, Shpend Nuhiu, ka prit përfaqësues nga Ministria e Arsimit, ku është prezantuar Rregullorja për procedurat e përzgjedhjes dhe emërimit të drejtorëve, zëvendësdrejtorëve, mësimdhënësve dhe personelit tjetër arsimor në institucionet publike edukativo-arsimore parauniversitare.

MAShTI, në bashkëpunim me projektin KosEd, ka nisur një seri takimesh regjionale me qëllim prezantimin e Rregullores për procedurat e përzgjedhjes dhe emërimit të drejtorëve, zëvendësdrejtorëve, mësimdhënësve dhe personelit tjetër arsimor në institucionet publike edukativo-arsimore parauniversitare.

EkoHigjiena

Qëllimi i këtyre takimeve është të ofrohen udhëzime dhe sqarime për DKA-të dhe për komisionet përzgjedhëse, duke u fokusuar në implementimin e rregullores dhe përdorimin e formularëve e udhëzuesve për rekrutimin e transparent dhe efikas të personelit.

U.D. drejtori i arsimit parauniversitar, Avni Rexha, theksoi rëndësinë e madhe që ka kjo Rregullore për sistemin arsimor në Kosovë. Ai vuri në pah se rregullorja është një hap kyç drejt përmirësimit të procesit të rekrutimit në institucionet edukativo-arsimore, duke siguruar që të përzgjidhen individët më të kualifikuar për pozitat udhëheqëse dhe mësimore.

“Kjo rregullore synon të sigurojë një qasje më transparente, të drejtë dhe efikase në rekrutim, duke u mundësuar shkollave dhe komunave të kenë më shumë fleksibilitet për të përmbushur nevojat e tyre në kohë reale”, ka thënë Rexha.

Ndër të tjera, ai theksoi se, përmes kësaj rregulloreje, synohet gjithashtu të rritet cilësia e arsimit, duke sjellë në sistem mësimdhënës dhe udhëheqës që janë më të përgatitur për t’iu përgjigjur sfidave dhe kërkesave në nivel të klasës dhe shkollës.

Drilon Krasniqi, ekspert i projektit KosEd, theksoi përkrahjen e rëndësishme që projekti KosEd ka ofruar gjatë hartimit dhe zbatimit të rregullores së re. Ai shpjegoi se ekspertët e KosEd kanë bashkëpunuar ngushtë me MASHTI-n për të hartuar udhëzuesit dhe formularët që do të përdoren nga komisionet përzgjedhëse, duke siguruar që procesi i rekrutimit të jetë sa më i lehtë dhe i qartë për të gjithë pjesëmarrësit.

“Kjo përkrahje ka për qëllim të sigurojë që zbatimi i rregullores të jetë i unifikuar në të gjitha komunat dhe institucionet arsimore, duke i pajisur ato me mjetet e nevojshme për të përzgjedhur personelin më të kualifikuar dhe për të garantuar një rekrutim të drejtë dhe transparent”, ka theksuar Krasniqi.

Rezultatet e pritura nga zbatimi i kësaj Rregulloreje përfshijnë një sistem më të përgjegjshëm dhe më efikas të rekrutimit, me përfitime si, krijimi i listave të pritjes për mësimdhënësit e përzgjedhur, mundësia për rekrutime të përkohshme të personelit të kualifikuar dhe zëvendësimet e shpejta për mësimdhënësit që mungojnë për arsye të justifikuara. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.