Në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”, Kosova barazoi me Malin e Zi 1:1 në Podgoricë. Tre ditë më pas, djelmoshat e Bernard Challandes regjistruan fitore historike ndaj Bullgarisë në Sofje me rezultat 3:2.
Futbollisti më i mirë i Kosovës në këto dy ndeshje padyshim se ishte Milot Rashica.
Futbollisti i Werder Bremenit kundër Malit të Zi shënoi golin e vetëm për Kosovën, derisa ndaj Bullgarisë shënoi sërish një gol dhe më pas asistoi te goli i fitores i shënuar nga Elbasan Rashani.
Për këto paraqitje, edhe shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA, e ka ‘shpërblyer’ futbollistin nga Vushtrria.
UEFA ka publikuar një sekuencë ku shihet 22-vjeçari duke dribluar një futbollist kundërshtar te Kombëtarja e Bullgarisë.
Ndryshe, momentalisht, Kosova renditet në vendin e tretë në grupin A të eliminatoreve për “Euro 2020” me pesë pikë të grumbulluara.