Një marrëveshje e re mirëkuptimi mes komunës së Vitisë dhe Fondacionit Kosovë-Luksemburg, është nënshkruar sot nga kryetari Sokol Haliti dhe përfaqësuesi i këtij Fondacioni Fisnik Beqiri.
Kjo marrëveshje e mirëkuptimit, krijon një partneritet ndërmjet Fondacionit Kosovë- Luksemburg dhe komunës së Vitisë për zhvillimin, zbatimin dhe monitorimin e aktiviteteve të projektit brenda strukturës së Strategjisë së këtij fondacioni për periudhën 2017-2019, e financuar që të zbatohet në këtë regjion nga Qeveria e Luksemburgut, nëpërmjet Cartitas Lukxemburg.
Marrëveshja e mirëkuptimit parasheh bashkëpunimin e të dyja Institucioneve për bashkëfinancim të aktiviteteve në projektin e Arsimit (Përkrahja e Iniciativave Shkollore), për aktivitetet e gjenerimit të të ardhurave dhe për aktivitete të zhvillimit të aktiviteteve.