Sot në Viti është mbajtur një punëtori përcjellëse për draftimin e Agjendës së Kontratës Sociale, ku në këtë takim u bënë bashkë zyrtarë komunal dhe qytetarë të kësaj komune për të bashkëpunuar në implementimin e saj.
Me këtë rast i pranishëm në këtë punëtori ishte edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti. Ai i përshëndeti të pranishmit duke folur edhe për rëndësinë e zbatimit të këtij projekti që mbështetet nga USAID.
“ Falënderoj të gjithë ata që kanë mundësuar të implementojmë këtë projekt në komunën e Vitisë, që për ne ka një rëndësi të veçantë. Gjithashtu ju bëjmë me dije se mbështesim fuqishëm implementimin e projekteve që janë propozuar dhe votuar nga vet qytetarët”, u shpreh kryetari Haliti.
Ndërkaq nga ky projekt kanë folur z. Jetmir Bakija dhe Vjendita Avdiu Musliu.
Gjatë kësaj punëtorie u bë edhe prezantimi i draft planit i çështjeve të komunitetit për këto çështje: Funksionalizimi i kabineteve në SHMLM “ Kongresi i Manastirit” – Pozheran. Aftësimi profesional dhe krijimi i mundësive për vetëpunësimin e grave me aftësi të kufizuara Mungesa e shenjëzimit të shtegut shëndetësor në parkun e pishave.
Ndërkaq gjatë këtij takimi është diskutuar dhe prezantuar edhe për planin e veprimit rreth çështjeve nga komuniteti.
Gjithashtu u diskutua edhe për çështje tjera që ndërlidhen me Agjendën e Kontratës Sociale. /2LONLINE/