DYLON

Në Viti u mbajt tryeza: “Progresi i arritur për barazi gjinore, sfidat për të ardhmen dhe masat zhvillimore qe do të ndërmerren”

Në Viti u mbajt tryeza: “Progresi i arritur për barazi gjinore, sfidat për të ardhmen dhe masat zhvillimore qe do të ndërmerren”
Avatar photo Redaksia

Organizuar nga Zyra komunale për Barazi Gjinore në bashkëpunim me Misionin  e OSBE-së në Kosovë, është mbajtur të mërkurën në Viti, tryeza me temë “Progresi i arritur për barazi gjinore, sfidat për të ardhmen dhe masat zhvillimore qe do të ndërmerren”.

Organizimi i kësaj tryeze, kishte për qëllim diskutimin e të arriturave nga akterët relevant që janë përgjegjës në realizimin e politikave për avancimin e barazisë gjinore në nivel komunal, si dhe të bëjë identifikimin e sfidave dhe ndërmarrjen e masave për zhvillimin e politikave të reja.

EkoHigjiena

Zëvendëskryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, në fjalën e tij tha se Institucionet komunale në vazhdimësi kanë bërë përpjekje që nocioni për barazi gjinore, të ketë vërtet tretman meritor.

Për këtë, ai ka falënderuar edhe misionin e OSBE-së për bashkëpunim tejet të mirë, por edhe mekanizmat e tjerë që kanë dhënë një kontribut të çmuar në këtë drejtim.

Ndërsa Sadete Tërrnava Osmani nga Zyra rajonale e OSBE-së në Gjilan, u shpreh se Vitia është komunë kampione sa i përket angazhimeve në barazinë gjinore.

Ajo gjithashtu dha disa propozime  për avancim të mëtutjeshëm për eliminimin e pabarazisë gjinore, që ende është shumë evidente sidomos në vendet rurale.

Edhe Irfan Ukshini, nga zyra e OSBE-së, vlerësoi lartë punën dhe përkushtimin e Institucioneve komunale të Vitisë, duke e cilësuar  se është njëra ndër komunat që po merret si model nga komunat e tjera të Kosovës.

Kurse, Ibadete Hyseni, zyrtare për barazi gjinore në Viti, prezantoi një raport të të arriturave për barazi gjinore, si dhe sfidat dhe planifikimi i politikave zhvillimore të reja, që do të ndërmerren në të ardhmen  në komunën e Vitisë.

Në fund të kësaj tryeze, dolën edhe rekomandimet që të vazhdohet me fushata vetëdijesuese për barazinë gjinore, si dhe të vazhdohet me mbështetjen e grave në fuqizimin ekonomik të tyre. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.