DYLON

Nderohen me foto në Palestrën e Sporteve, Mexhit Devaja, Fahredin Sherifi, Halim Halimi e Shemsi Kurtalani me shokë

Nderohen me foto në Palestrën e Sporteve, Mexhit Devaja, Fahredin Sherifi, Halim Halimi e Shemsi Kurtalani me shokë
Avatar photo Redaksia

Në hollin e Palestrës Sportive “Bashkim Selishta –Petriti” në Gjilan, ku janë të vendosura fotot e sportistëve eminent ndër vite, sot janë nderuar për kontributin e dhënë gjatë karrierës së tyre edhe legjendat e sportit – Mexhit Devaja, Fahredin Sherifi, Halim Halimi e Shemsi Kurtalani me shokë.

Në këtë organizim u vendos fotoja e hendbollistit të parë shqiptarë, Halim Halimi, i cili që nga themelimi i lojës së hendbollit ishte pioniri i parë i saj, por fatkeqësisht hendbollisti i parë i qytetit të Gjilanit, nuk është më në mesin tonë por do të krenohemi për shumë kohë për veprën e tij.

EkoHigjiena

Fotoja e Fahredin Sherifit do të zë vend në këtë holl, si drejtori i parë që nga themelimi i saj në vitin 1979, i cili dha një kontribut të jashtëzakonshëm për 14 vite rresht. Një vend meritor zë edhe fotoja e Mexhit Devajës, ish-kryetari i Federatës së Hendbollit të Kosovës, i cili është kryetari i pare i sporteve që në Republikën e Kosovës e pranoi Fedratën e Kosovës si ekip në arenën ndërkombëtare – ndodhi kjo ne vitin 2004. Poashtu, edhe ish-boksieri Shemsi Kurtalani në fillim të viteve të 80-ta dha një kontribut në afërmimin e boksit, por i cili edhe ky legjend nuk është më në mesin tone, sëbashku me shokët e tij të skuadrës do të përkujtohen për shumë vite.

Me nderimin e këtyre legjendave, gazetari Sylejman Ismajli ka theksuar. “Eshtë një nder i veqant që këta legjenda të vendosen në Palestër me fotot e tyre, për ta është një shpërblim i vogël për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në sportet e udhëheqjen e tyre”. Përgjegjësi i Palestrës Sportive Bashkim Selishta –Petriti, Adnan Hoxha ka bërë të ditur se është nder i veçantë që në cfardo mënyre ti përkujtojmë e ti nderojmë sportistët e kontribuuesit me vlera të mëdha. Në emër të familjarëve Fahredin Sherifi ka falënderuar gazetarin Sylejman Ismajli e përgjegjësin e Palestrës Adnan Hoxhën, që kanë marrë këtë inciativë duke na nderuar të gjithëve.

Burimi: kryelajmi.com.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.