Sot në Viti, nën organizimin e Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës dhe të Drejtorisë Komunale të Arsimit të Vitisë, është mbajtur një diskutim publik lidhur me ndryshimet dhe organizimet qe do të bëhen me rastin e Maturës Shtetërore 2019.
Me këtë rast përfaqësues të MASHT-it dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të Maturës kanë informuar Drejtorët e shkollave të mesme të Vitisë, kujdestarët të klasave të maturantëve dhe nxënësit lidhur me standardizimin e testit të Maturës.
Fatbardha Emini, drejtoreshë e Arsimit në Viti e vlerësoj punën e mësimdhënëseve dhe nxënësve por gjithashtu kërkoj që ata edhe në këtë vit të bëjë parapërgatitjet e duhura me qëllim që të kenë rezultate sa më të mira në testin e maturës shtetërore.