Parregullsitë dhe padrejtësitë në dy Kuvendet e fundit zgjedhor të KVRL-së

Parregullsitë dhe padrejtësitë në dy Kuvendet e fundit zgjedhor të KVRL-së

Sot, dua t’i uroj postin e kryetarit të ri të KVRL-së, Mehmet Zylfiut. Suksese! E, sa për ardhjen e tij në këtë post, ngjarjet rrodhën kësisoj:

Nga Fatlum Agushi

Parregullsitë dhe padrejtësitë në dy Kuvendet e fundit zgjedhore të KVRL-së:

1. Në kuvendin e parë zgjedhor me 4 Shkurt 2019 tek i cili thirrja për kuvend ishte ne ditën e shtunë me 2 Shkurt 2019; Kuvendi nuk filloi në orën e paraparë! Arsyeja? – Kundër kandidati im nuk merrte pjesë në kuvend.

2. Kuvendi nuk vazhdonte dhe organizatat nuk lejoheshin të anëtarësohen, po ashtu kryetarja në largim fshehte dokumentet dhe statutet e reja të vendosura nga kryesia e kaluar para saj. Duke ndjekur këtë rrjedhojë të palakmueshme, komisioni për mbarëvajtjen e punës u detyrua t’i kthehen statutit fillestar i cili ishte i vitit 2008.

3. Manipulimet vazhduan gjatë kohës sa komisioni mori kohen e tyre për t’i drejtuar këto zgjedhje sa me denjësisht.

4. Pasi që organizatat e vjetra qe ishin të shkruara si anëtare disa prej tyre janë tërhequr nga KVRL, për shkak te parregullsive të mëparshme (ashtu siç na kanë njoftuar ata), disa janë joaktive apo edhe janë shuar, dhe kështu me presionet nga zyrtaret komunal me pamundësonin mua që të kandidojë për kryetar, e ndërsa kunder kandidati im edhe pse sipas ligjit për rini nuk i lejohej te kandidonte për shkak të moshës, pasi kishte përkrahje nga zyrtarët rinor komunal arriti të fitojë.

Personalisht, së bashku me 15 organizata rinore qe veprojne në Gjilan jemi tërhequr nga ky kuvend i manipuluar tërësisht.

Mbani ne mend: Edhe pse tendenca e zyrtarëve ishte të shuajnë rininë aktive e pasionante për ndryshime në dobi të të gjithëve, mua si vullnetar i vitit 2016 të komunës së Gjilanit me 1200 ore punë vullnetare, dhe si Rotaract-ori i vitit 2016 (kur Rotaract Anamorava ishte shpallur klubi më aktive ne Ballkan sa i përket Rotaract-orëve) – nuk do më shuajnë kurrë dëshirën që t’i ndihmoj të rinjve kudo që të kem mundësi!

Sinqerisht juaji (Rinisë dhe të drejtës)

Lumi!

P.S: “Pa u vra tradhtia, s’mundet m’u bashku rinia!”

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE