Një incident jo i zakontë po aludohet të ketë ndodhur në ndeshjen Kosovë U21 – Turqi U21. Në çastet e fundit të ndeshjes sigurimi ka përdorur dhunë ndaj portierit të Turqisë.
Një zyrtar i ekipit është ankuar të zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës.
“Na kanë qëlluar me grushta. Ku mbeti vëllazërimi mes kosovarëve dhe turqve”, thotë zyrtari turk.
Kosova fitoi ndeshjen 3-1 duke arritur maksimumin e pikëve nga 2 ndeshje të zhvilluara, duke u radhitur e para ne grup.