Turqia prezantoi prototipin e automobilit vendas, të zhvilluar nga Grupi i Iniciativës së Automobilit të Turqisë (TOGG).
Automobili do të prodhohet në dy kategori, njëri do të mund të arrijë shpejtësinë 100 km. në orë në 4,8 sekonda, si dhe tjetri në 7,6 sekonda. Bateria e tij do të mund të ngarkohet deri në 80 për qind në më pak se 30 minuta.
Ceremonia u realizua në Luginën e Informatikës në rrethin Gebze të provincës industriale Kocaeli, me pjesëmarrjen e shumë zyrtarëve të lartë, përfshirë presidentin Recep Tayyip Erdoğan, krerët e projektit, inxhinerë, ekspertë dhe të ftuar të tjerë.Në fjalën e tij në ceremoni, Erdoğan tha se Turqia sot po përjeton një ditë historike.
“Ata arritën të pengojnë prodhimin e Devrim (makina e parë vendase e Turqisë), por nuk do të jenë në gjendje ta pengojnë këtë automobile.Turqia nuk është vetëm një treg për teknologji të reja, por është bërë një vend që zhvillon, prodhon dhe eksporton ato në të gjithë botën”, tha Erdoğan.
Turqia fillimisht u përpoq të prodhojë makinën e vet në vitin 1961, të quajtur Devrim, por ajo kurrë nuk kaloi fazën e prototipit.