DYLON

FSK përmbylli me sukses stërvitjen “Dynamic Front 24”

FSK përmbylli me sukses stërvitjen “Dynamic Front 24”
Avatar photo Redaksia

Me ftesë nga USAREUR-AF, kontingjenti i FSK-së, i dislokuar në Polatli të Republikës së Turqisë, ka përfunduar me sukses stërvitjen “Dynamic Front 24” që synon rritjen e ndërveprushmërisë në fushën e altilerisë dhe mbështetjes me zjarr, ku ushtarakët e FSK-së, patën mundësin të që gjatë ushtrimit të demonstrojnë shkathtësitë e gjuajtjes me artileri me zjarr të vërtetë përkrah aleatëve SHBA dhe Turqia, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Me rastin e ditës së vizitorëve të shquar, FSK-në, e ka përfaqësuar Komandanti i Forcave Tokësore, gjeneral brigade Hysen Dreshaj, Kolonel Astrit Haliti dhe atasheu i Kosovës në Turqi Kolonel Bekim Zejnullahu, që u pritën nga Komandanti i Doktrinës gjenerallejtënant Zorlu Topaloglu dhe Komandanti i Artilerisë së 56-të, gjeneral majori Andrew C. Gainey.

EkoHigjiena

Gjenerali Dreshaj falënderoj gjeneralin Topaloglu për mbështetjen e treguar në vazhdimësi për Kosovën e në veçanti për FSK-në, duke dhënë mundësin të jemi pjesë e ushtrimeve të përbashkëta siç është edhe kësaj radhe pjesëmarrja e kontingjentit të e FSK-së, në ushtrimin “Dynamic Front 24”, vlen për të theksuar se ky ushtrim në të njëjtën kohë është mbajtur edhe në Gjermani si ushtrim vend komandë.

Kontigjenti i FSK-së me rastin e festës së pavarësisë së Kosovës dhe mbështetje nga komandanti i FSK-së, ka organizuar pritje për shtetet pjesëmarrëse në këtë ushtrim, SHBA, Turqia, Sllovakia dhe Çekia, i pranishëm në këtë mbrëmje ishte komandanti i shkollës së Artilerisë Turke, gjeneral majori Ahmet Ibis, oficerë e nënoficerë të ushtrive pjesëmarrëse në ushtrim që u pritën nga komandanti i kontingjentit të FSK-së, Kapiten Bardhyl Dugolli.

Gjenerali Ibis falënderoj trupat e FSK-së, për ftesën dhe uroi pavarësinë e shtetit të Kosovës si aleat me rendësi për Turqinë.

Në fund të ditës së vizitorëve të shquar gjenerallejtënant Topaloglu, gjeneral major Gainey dhe gjeneral brigade Dreshaj për punën dhe angazhimin e treguar dekoruan ushtarët e dalluar të cilët treguan shkathtësi, disiplinë e ndërveprueshmëri me ushtarakët tjerë në ushtrim, njofton FSK.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.