DYLON

Turqia ndan një milion dollarë donacion për FSK-në

Turqia ndan një milion dollarë donacion për FSK-në
Avatar photo Redaksia

Dje zyrtarisht është pranuar vendimin i Qeverisë së Republikës së Turqisë, e cila ka ndarë për Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, 31 milionë lira apo rreth 1 milion dollarë amerikanë, donacion për ngritjen e kapaciteteve ushtarake të FSK-së, njofton Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovë.

Ky donacion është pjesë e programit të mbështetjes të jashtme ushtarake të qeverisë turke.

EkoHigjiena

Marrëdhëniet mes dy vendeve tona kanë qenë gjithnjë në nivelet më të larta dhe kontributi i Republikës së Turqisë në ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka qenë i vazhdueshëm si në aspektin e trajnimeve, ashtu edhe në atë të pajisjeve ushtarake.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka falënderuar Republikën e Turqisë për donacionin dhe siguroi që bashkëpunimi ynë i ndërtuar në frymën e besimit të dyanshëm, do të vazhdojë edhe në vitet në vijim.

Turqia si shtet mik mbetet njëri nga partnerët strategjik më të rëndësishëm për Republikën e Kosovës, , njofton Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.