DYLON

Sa me fat është Kosova, Muriqi dhe Rashica yjet e 2019-s

Sa me fat është Kosova, Muriqi dhe Rashica yjet e 2019-s
Avatar photo Elife Sherifi

Viti 2019 ishte vit fenomenal për futbollistët e Kosovës e sidomos për Vedat Muriqin dhe Milot Rashicën.

Dy “Dardanët” treguan formë të lartë me skuadrat e tyre, duke qenë liderë të pakontestueshëm në ekip.

Vedat Muriqi në fillim të pjesës së parë të vitit ishte pjesë e ekipit turk, Rizespor, ndërsa verës kaloi në gjigantin, Fenerbahçe. Gjatë 48 ndeshjeve brenda këtij viti Vedat Muriqi ka shënuar 31 gola dhe ka dhuruar 10 asiste.

EkoHigjiena

Nga ana tjetër, Milot Rashica, ishte pjesë e Werderit gjatë këtij viti, duke qenë çelësi kryesor për ekipin gjerman. Brenda vitit me klub dhe kombëtare, Rashica zhvilloi 46 ndeshje ku shënoi 22 gola dhe dhuroi 9 asiste.

Të dytë ishin liderët e Kosovës në kualifikueset për Kampionatin Evropian, dhe ata priten  ta dërgojnë vendin tonë në Evropë përmes Ligës së Kombeve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.