Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, ka bërë të ditur se, gjatë një takimi me një grup studentësh përfaqësues të të gjitha universiteteve publike, i ka falënderuar për mbështetjen që treguan për iniciativën e tij për zbardhjen e krimeve të gjenocidit serb dhe vënien e kriminelëve përpara drejtësisë ndërkombëtare
Ja postimi i plotë:
Pata kënaqësinë të pres në takim një grup studentësh përfaqësues të të gjitha universiteteve tona publike. I falënderova për mbështetjen që treguan për iniciativën time për zbardhjen e krimeve të gjenocidit serb dhe vënien e kriminelëve përpara drejtësisë ndërkombëtare. Bashkëbisedimi me të rinjtë gjithmonë është frymëzues dhe produktiv. Kosova ka ecur përpara, çdo herë që të rinjtë kanë marrë rolin që natyrshëm u takon: rolin e transformimit dhe zhvillimit.