DYLON

Mediat spanjolle shkruajnë për Muriqin, “Tanku i sulmit kosovar”

Avatar photo Elife Sherifi

E përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” shkruan për sulmuesin e rrezikshëm kosovar, i cili po kërkohet nga klubet e njohura evropiane.

Madje,  “Mundo Deportivo”, Muriqin e konsideron si “tankun kosovar” për sulm, duke iu referuar interesimit të Betisit për të.

Futbollisti kosovar e arriti kulmin e karrierës këtë sezon në Superligën turke. 25 vjeçari ka qenë “vrasës” para portave kundërshtare me fanellën e Rizesporit.

EkoHigjiena

Ai ka realizuar 16 gola dhe ka dhuruar 7 asistime në 33 ndeshje këtë edicion, duke u bërë golashënuesi i dytë më i mirë në kampionatin turk.

Për këtë, interesim për futbollistin prizrenas kanë shprehur klube të njohura evropiane. Atë e do Fenerbahçe në Turqi, Toulouse në France dhe Real Betis në Spanjë.

Vlera e Muriqit sillet nga 5 deri në 7 milionë euro, ndërsa mediat turke e shohin më të afërt transferimin e tij në Fenerbahçe.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.