DYLON

Studentët e FSHK-së të UKZ-së organizuan trajnim për zyrtarët komunalë të Gjilanit për Platformën Digjitale të Fermerëve

Studentët e FSHK-së të UKZ-së organizuan trajnim për zyrtarët komunalë të Gjilanit për Platformën Digjitale të Fermerëve
Avatar photo Redaksia

Studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan mbajtën sot një trajnim njëditor për zyrtarët e Drejtoratit të Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Gjilanit mbi Platformën Digjitale të Fermerëve – Komuna e Gjilanit (PDFKGJ).

Trajnimi, i cili u zhvillua në ambientet e Komunës së Gjilanit për të simuluar situatat e përditshme në vendin e punës, u drejtua nga udhëheqësja e ekipit të studentëve, Erletë Baliqi, me asistencën e anëtarëve të ekipit, Avdi Ajvazi dhe Blendi Limoni.

EkoHigjiena

Në takim për trajnim ishin të ftuar staf të cilët janë në pozita kyçe të Drejtoratit të Bujqësisë dhe Pylltarisë, përfshirë Administratorin e IT-së, Drejtorin e Departamentit, zyrtarët komunalë, komisionerët për thirrje dhe komisionarët për ankesa.

Platforma Digjitale e Fermerëve është zhvilluar nga studentët Erletë Baliqi, Avdi Ajvazi, Blendi Limoni, Denis Aliti dhe Elham Rahimi, nën udhëheqjen e prof. asoc. dr. Lindita Nebiu Hyseni, me asistencën e prof. ass. dr. Aferdita Ibrahimi dhe mbështetjen e vazhdueshme të rektorit të UKZ-së, prof. asoc. dr. Artan Dermaku.

Ky trajnim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të shërbimeve digjitale për fermerët në Komunën e Gjilanit dhe angazhimit të studentëve në projekte praktike të dobishme për komunitetin lokal. /2LONLINE/