Shqiptarët e kësaj krahine përveq diskriminimit tani një kohë të gjatë janë duke u përballur me mos-regjistrimin e fëmijëve të tyre.
Shkruan: Refik HASANI
Për t’i ikur që një nënë shqiptare të lind në maternitetin e Vranjës për shkak pasigurisë nënat shqiptare detyrohen të lindin në spitale shtetërore e private në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri dhe këto lindje nuk pranohen dhe nuk regjistrohen.
Këta banorë të kësaj krahine kanë mbetur nënshtetas të askujt. Në bisedimet në mes të Prishtinës dhe Beogradit do të duhej shtruar edhe kjo çështje.
***
Presidenti i Serbisë z.Aleksandër Vuçiq, ende vazhdoi me loja politike për të munduar të dal para opinionit që gjoja ka ardhur koha për një marrëveshje paqësore në mes të shqiptarëve dhe serbëve.
Nuk di a do të jetë pikërisht ky lider institucional që do të arrij të bindë popullin e tij serbë që të kalohen nga një luftë e pashpallur shekullore në një marrëveshje paqësore. Nuk di sa janë të gatshëm Akademia, Kisha Serbe dhe elita intelektuale serbe të bëhet ky hap shumë i nevojshëm por aq edhe i guximshëm.
***
Këtë javë është karakterizuar pasi u mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-ës mbi raportin 3 mujorësh për Kosovën, Ambasadorja e Kosovës në Washington, znj.Vlora Çitaku, pati debat të ashpër në mesë të Shefi i diplomacisë serbe, z.Ivica Daçiq.
Nuk do të ndalem tek cilësimi që u bë Kosovar apo Shqiptar por tek një aspekt tjetër. A thua edhe sa do të mësohemi që Ambasadorët e Kosovës dhe të Shqipërisë kanë obligim moral, institucional e kombëtare të mbrojnë, shtrojnë dhe ngrisin edhe interesat e gjithë shqiptarëve kudo që janë në hapësira tona etnike.
Pse Ambasadorja e Kosovës në Uashington, znj.Vlora Çitaku, u zu ngushtë dhe nuk përdori dëshmi, fakte e argumente që Serbia po diskriminon shqiptarët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës. Pse nuk u përmendë Referendumin i mbajtur më datën 1 e 2 mars të vitit 1992, luftën dhe sakrificën e UÇPMB-ës dhe obligime nga Marrëveshja e Konçulit.