DYLON

Një dekadë nga largimi i lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë

Një dekadë nga largimi i lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë
Avatar photo Redaksia

Shkruan: Refik HASANI

Më datën 20 janar të këtij muaji, mbushet një dekadë që është larguar në mënyrë të dhunshme Lapidari i UÇPMB-së kushtuar dëshmorëve të kombit të rënë në luftën e UÇPMB-së, e vendosur para objektit të Komunës në Preshevë. 

EkoHigjiena

Lapidari tani as pas një dekade nuk është kthyer në vend, por është në mendjet e Ushtarëve  të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc dhe gjithë popullit të kësaj krahine të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë.

Ky viti shënon largimin me dhunë të pllakës përkujtimore kushtuar  dëshmorëve të kombit të rënë në luftën e UÇPMB-ës, kurse vitin që e lamë pasi ishin tri dekada nga mbajtja dhe organizmi i mbajtjes së Referendumit   më 1 e 2 mars të vitit  1992.

Shqiptarët në Republikën e Serbisë, vazhdojnë të përballen duke u diskriminuar, pasi mungon rregullimi me ligj për përdorimin e simbolit tonë kombëtarë, Flamurit.

Ende mbetët për t’u dëshiruar rritja e të punësuarve në administratën Komunale të tri Komunave, veçmas mungon përfaqësimi  si në Gjykata, Prokurori,  Shëndetësi, Administratë Tatimore. Policia Multietnike ende në numër të vogël në krahasim me numrin e popullatës dhe mungon përfaqësimi në zingjirin komandues të Policisë në këtë Krahinë Shqiptare. 

Kjo Krahina shqiptare vazhdon të mbetët Rajoni  më i prapambetur në gjithë Evropën, është Krahina më e diskriminuar në gjithë Evropën, kemi pasivizim e diskriminim, një pastrim etnik dhe shkelje e të drejtave e lirive të njeriut dhe të drejtave kolektive.    /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.