DYLON

Takimi i madh i Anamoravës i mbajtur në Gjilan do të duhej vazhduar në gjithë trekëndëshin kufitar   

Takimi i madh i Anamoravës i mbajtur në Gjilan do të duhej vazhduar në gjithë trekëndëshin kufitar   
Avatar photo Redaksia

Nga: Refik Hasani

Ishte kënaqësi të jesh pjesëmarrës në “Takimi i madh i Anamoravës”,  PanShqiptar-NdërBallkanik-EuroAtlantik, i cili u mbajt në ’’Vali Ranch Resort’’,  në Gjilan

EkoHigjiena

Një organizim nga Liga Shqiptare në Botë, Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare të Zvicrës dhe ,,Gazeta e Alpeve’’, ku pjesëmarrës me personalitete të ndryshme nga sfera të ndryshme jetësore dhe profesionale, nga vende të ardhura nga e gjithë bota.

Takimi i sotëm,është e një rëndësie të veqantë sepse po mbahet në TREKËNDËSHIN KUFITAR-Kosovë-Serbi-Maqedoni e Veriut, ku edhe në këtë TREKËNDËSH, në dy anët e kufirit të këtyre tri shteteve, shumicën e përbëjm NE  SHQIPTARËT.

Falemindërt për mirënjohje,  Ligës Shqiptare në Botë, Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare të Zvicrës dhe ,,Gazeta e Alpeve’’, në cilësimin, për angazhimet dhe kontributet  organizative në organizimin e këtij takimi.

Uroj që takimet të ngjashme të mbahen dhe organizohen më shpesh  në TREKËNDËSHIN KUFITAR.

Pasi këtij takimi, të rëndësishëm në Anamoravë, uroj të relizohet propozimi dhënë publikisht para më shumë se një dekadë, që Gjilani të jetë nikoqir i takimi të përbashkët Qeverisë së Republikës së Kosovës me  Qeverin e Republikës së Shqipërisë, por  edhe i takimit të përbashkët Qeveris së Republikës së Kosovës me  Qeverin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.  /2LONLINE/