Adele: Najkon si ty!

Adele: Najkon si ty!

Adele: Najkon si ty!

Niva që je rahatu
Që e ke gjetë ni çikë dhe që tash je martu.
Niva se t’u kanë jetësu andrrat.
Poget ajo t’i dha gjanat që s’t’i dhashë.

video: NAJKON SI TY

Shoq i vjetër, pse po t’vjen marre?
S’t’shkon m’e nalë vetin apo m’u mshelë

E urrej m’u shfaqë e paftume si rr’feja n’qiell t’kthjelltë
Po s’mujta me nejtë anash, s’mujta m’i rezistu.
Pata shpresu se do ta shihje f’tyrën teme dhe do t’t’kujtohej
Se për mu s’ka mbaru.

S’ka dert, e gjej najkon si ty
T’i du veç ma t’mirat
Mos m’harro, t’përgj’rohna
Do ta kujtoj që thojshe,
“Ka’iherë zgat n’dashni po ka’iherë n’vend t’ksaj dhem’
Ka’iherë zgat n’dashni po ka’iherë n’vend t’ksaj dhem’ “

P’e din qysh ec koha saora
Hiç ma larg se dje u knaqshim shumë
U lemë e u rritëm në ni mjegull vere
T’lidhun me befasitë e dit’ve tona t’lavdishme

E urrej m’u shfaqë e paftume si rr’feja n’qiell t’kthjelltë
Po s’mujta me nejtë anash, s’mujta m’i rezistu.
Pata shpresu se do ta shihje f’tyrën teme dhe do t’t’kujtohej
Se për mu s’ka mbaru.

S’ka dert, e gjej najkon si ty
T’i du veç ma t’mirat
Mos m’harro, t’përgj’rohna
Do ta kujtoj që thojshe,
“Ka’iherë zgat n’dashni po ka’iherë n’vend t’ksaj dhem”

Asgja s’krahasohët
As brengat as përkujdesjet
Keqardhjet e gabimet
Jon kujtime t’marume.
Kujt ia kish marrë menja sa helm-e-mjaltë kish me shiju kjo?

S’ka dert, e gjej najkon si ty
T’i du veç ma t’mirat
Mos m’harro, t’përgj’rohna
Do ta kujtoj që thojshe,
“Ka’iherë zgat n’dashni po ka’iherë n’vend t’ksaj dhem”

S’ka dert, e gjej najkon si ty
T’i du veç ma t’mirat
Mos m’harro, t’përgj’rohna
Do ta kujtoj që thojshe,
“Ka’iherë zgat n’dashni po ka’iherë n’vend t’ksaj dhem
Ka’iherë zgat n’dashni po ka’iherë n’vend t’ksaj dhem”

Përktheu: Ridvan Bunjaku

KOMENTE