Është bërë tërheqja e shortit për Ligën U16 në konkurrencën e femrave në Federatën e Futbollit të Kosovës.
Këtë vit në këtë ligë do të garojnë 10 ekipe, pasi për herë të parë janë përfshirë tri klube të reja: Presingu, Shqiponja dhe Kijeva, derisa Mitrovica ka vendosur të tërhiqet nga liga këtë edicion në mënyrë që ekipi të përgatitet më mirë dhe të ketë përvojën e duhur.
Kampionati i ri në Ligën U16 do të nisë më 6 shtator.
Në bazë të shortit të tërhequr në javën e parë do të takohen:
Malisheva – Vizioni
Dukagjini – Bazeli 2015
Presingu – Shqiponja
Kijeva – Llapi
Intelektualet – Kosova (P)