DYLON

Presidenti Thaçi shpalli zgjedhjet, mbahen më 6 tetor 2019

Presidenti Thaçi shpalli zgjedhjet, mbahen më 6 tetor 2019
Avatar photo Redaksia

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë sot vendim për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe ka caktuar ditën e diel, 6 tetor 2019, datë për mbajtjen e zgjedhjeve.

Në vendimin e nënshkruar thuhet se “duke u bazuar në përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore, presidenti Thaçi ka marr vendim që zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të mbahen më 06 tetor 2019”.

“Udhëzohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës t’i ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, në përputhje me këtë vendim dhe legjislacionin në fuqi”, thuhet në më tej në vendimin, të cilin e ka nënshkruar presidenti Thaçi.

EkoHigjiena

Gjatë ditës, presidenti Thaçi dekretoi shpërndarjen e Legjislaturës së VI-të të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.