Trajneri i Kombëtares së Zvicrës, Vladimir Petkovic, beson se skuadra e tij përfiton nga fakti që Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka luajnë në klube të mëdha si Liverpooli dhe Arsenali.
Xherdan Shaqiri i ndihmoi Liverpoolit ta fitojë titullin e Ligës së Kampionëve fundjavën e kaluar, por kontributi i tij i nga minuta e parë në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales kundër Barcelonës ishte diçka e rrallë, pasi që 27-vjeçari nuk pati vend në formacionin startues shpeshherë gjatë sezonit.
“Xhaka është lojtar shumë i vlefshëm për ne. Xhaka është një lojtar që sjell baraspeshë në skuadër. Ai është me fat edhe që luan me dhjetë lojtarë të tjerë të mrekullueshëm”, ka thënë Petkovic, para ndeshjes së Zvicrës kundër Portugalisë në gjysmëfinale të Finaleve të Ligës së Kombeve.
“Sa i përket Arsenalit, nuk dua të them shumë fjalë. Unë e pashë ndeshjen e fundit, finalen e Ligës së Evropës. Graniti ishte ndër lojtarët më të mirë. E ardhmja e tij është punë e tij dhe e klubit”, ka thene Petkovic.
Shaqiri ka bërë të ditur se ai do të qëndrojë përfundimisht në Anfield dhe Petkovici e ka sqaruar se lojtari iu bashkua skuadrës së tij në formë mbresëlënëse këtë javë.