Trepça ’89 ka triumfuar përballë Gjilanit (4-1), në ndeshjen e parë të kampionatit të ri në Mitrovicë.
Përkundër, investimeve mbi 2 milionë euro Gjilani nuk tregoi formë të mirë sot, as edhe konkurruese ndaj klubit mitrovicas.
Pas ndeshjes tekniku mitrovicas, Shpëtim Idrizi, u shpreh i lumtur me fitoren e arritur, teksa zbuloi edhe ‘çelësin’ e suksesit.
“Çdo fillim i mirë është shumë i rëndësishëm për faktin se lojtarët marrin një mësim të mirë për vazhdim tutje. Filozofia e lojës është pak a shumë ajo që e kemi luajtur sa ishte unë futbollist i skuadrës, me pasime të shumta. Dy golat e parë që ishin mjaft kreativ”, tha ai pas ndeshjes.