Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka folur në konferencë për shtyp para takimit me Malin e Zi.
Trajneri i ‘Dardanëve’ ka thënë se miqësorja ndaj Gjibraltarit i ka ndihmuar të shikojë formën e lojtarëve që kanë pasur më pak minutazhë në ndeshjet e kaluara.
“Ne kemi 23 deri 25 lojtarë të grumbulluar, kemi lojtarë që kanë luajtur më shumë me skuadrat e tyre dhe këtu me Kosovën. Ne jemi një grup, jemi një skuadër. Kam lojtarë që luajnë më shumë dhe ka lojtarë që duhet të presin shansin e tyre. Ideja është që një lojtar të ketë një paraqitje të mirë dhe të ndryshojë çasjen time. Duhet t’i shoh lojtarë që janë të gatshëm dhe t’i shikojë lojtarët që luajë në pozicione të ndryshe. Shumë lojtarë gjuajnë penalltinë dhe janë mjaftë të mirë, por që unë duhet të vendosi se kush do të jetë gjuajtësi i parë i penalltisë, i dyti, i treti…”, ka shtuar më tej përzgjedhësi i Kosovës.
Ai është ndalur të flas edhe për gjuajtjet e lira, duke thënë se ka tre emra në listën e tij.
“E kam ndryshuar idenë se kush do të gjuajë penalltinë dhe gjuajtjet e lira. Kam përcaktuar një listë. Do t’i jap tre emra se kush do ta marrë përgjegjësinë të gjuajë penalltinë apo edhe gjuajtjen e lirë”, ka deklaruar Challandes.