DYLON

Challandes e kërkon kualifikimin, “Pres përkrahjen e tifozëve”

Challandes e kërkon kualifikimin, “Pres përkrahjen e tifozëve”
Avatar photo Elife Sherifi

Përfaqesuesja e Kosovës do të pres Malin e Zi të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Tekniku zviceran, Bernard Challandes trajner i Kosoves,  ka deklaruar se synojne kualifikimin në ‘Euro 2020’ nga kjo fazë e eliminatoreve dhe se nuk është duke menduar njëherë për Ligën e Kombeve.

“Për momentin nuk mendoj për Ligën e Kombeve. Për mua s’ka ndryshuar asgjë pas fitores së Çekisë. Kemi shans për kualifikim në rrugën e rregullt. Kemi ndeshjen e vështirë me Malin e Zi. Ndeshja është për t’u fituar. Do të marrim ndeshjet një nga një e më pas do të shohim”, ka thënë ai në konferencën e së dielës, duke shtuar se pret përkrahje të madhe nga tifozët kosovarë.

EkoHigjiena

Nëse dështon kualifikimi përmes eliminatoreve të rregullta, Kosova ka shans për kualifikim edhe përmes play-offit në Ligën e Kombeve. Aty duhet të mposhtë Maqedoninë, dhe fituesin e duelit Gjeorgji-Bjellorusi për të arritur Evropianin.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.