Përfaqësuesja e Kosovës U-21 do ta zhvillojë ndeshjen eliminatore kundër Anglisë më 9 shtator. Trajneri Rafet Prekazit ka folur për kundërshtarin më të fortë të grupit.
“Anglia ka shumë futbollistë të talentuar të talentuar që luajnë në Premierligë dhe në Championship (Liga e Dytë e Anglisë)”, tha fillimisht Prekazi.
“Megjithatë, ne ende nuk i njohim mjaft mirë përveç disa individëve. Anglia zhvillon një tjetër duel para nesh dhe me pas do shohim për t’i marre preventivat për ketë duel. Pas Kampionatit Evropian, Anglia ka ndryshuar gjeneratën dhe ky mund të jetë problem për ta”, shtoi ai.