• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Sport

Kosova U21 luan dy miqësore në Turqi, kjo është lista e futbollistëve të ftuar nga Tovërlani

Redaksia 2LONLINE 19 Mars, 2023 2 min
 Kosova U21 luan dy miqësore në Turqi, kjo është lista e futbollistëve të ftuar nga Tovërlani

Kombëtarja e Kosovës U21 këtë muaj do ta shfrytëzojë për t’i zhvilluar dy ndeshje miqësore, në mënyrë që të përgatitet sa më mirë për ndeshjet kualifikuese për Evropianin ‘Sllovakia 2025”, njofton faqja zyrtare e FFK-së.

Në fakt, Dardanët U21, të hënën, do të udhëtojnë në Antalya, atje ku do të zhvillojnë kampin e radhës përgatitor dhe ku do t’i luajnë dy miqësore: fillimisht kundër Moldavisë U21, më 24 mars në Antalya dhe më pas kundër Turqisë U21, më 27 mars në Alanya.

Përzgjedhësi Afrim Tovërlani për këto dy miqësore ka ftuar 23 futbollistë. Pjesë e listës ishin edhe futbollisti i FC Freiburg, Andi Hoti dhe futbollisti i Malishevës, Drilon Hazrollaj, por ata kësaj radhe nuk do të mund të jenë në dispozicion për shkak të lëndimeve.

Kombëtarja e Kosovës U21 është e përfshirë në Grupin D për kualifikimet e Evropianit 2025, ku bëjnë pjesë edhe Gjermania, Polonia, Izraeli, Bullgaria dhe Estonia. Ciklin kualifikues Dardanët U21 e fillojnë në më 20 qershor në shtëpi ku do të përballen me Estoninë, njofton faqja zyrtare e FFK-së. /2LONLINE/

Etiketa:Afrim Toverlani futboll futbollist Kosova U21 rekomandojmë sport
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Sport

Klubi i Karatesë “Drita” kthehet nga Mali i Zi me katër medalje

25 Mars, 2023
Nacionale

Kryeministri i Kosovës takoi kandidaten për kryetare të Komunës së Zveçanit

25 Mars, 2023
Sport

Kombëtarja e Kosovës e gatshme për ta nisur mbarë ciklin kualifikues Euro

25 Mars, 2023
Info+

Haliti: Mësimdhënësit vitias të përkushtuar në ngritjen e cilësisë në arsim

25 Mars, 2023
Lajme të ngjashme

Klubi i Karatesë “Drita” kthehet nga Mali i Zi me katër medalje të arta

25 Mars, 2023

Kryeministri i Kosovës takoi kandidaten për kryetare të Komunës së Zveçanit

25 Mars, 2023

Kombëtarja e Kosovës e gatshme për ta nisur mbarë ciklin kualifikues Euro 2024

25 Mars, 2023

Haliti: Mësimdhënësit vitias të përkushtuar në ngritjen e cilësisë në arsim

25 Mars, 2023

Arrestohen dy të dyshuar në veri dhe konfiskohen mbi 4 kg marihuanë

25 Mars, 2023

Ngacmimet dhe dhuna seksuale nuk kanë vend në shoqërinë tonë

24 Mars, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com