DYLON

Të enjten miqësorja Kosova U21 – FC Drita

Të enjten miqësorja Kosova U21 – FC Drita
Avatar photo Redaksia

FC Drita do të zhvillojë ndeshje miqësore me Kombëtaren e Kosovës U21, të enjten 02.09.2021, ora 16:00 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, kanë bërë me dije zyrtarët e klubit.

Sipas tyre, kjo miqësore do të shërbejë për përgatitjet intensive të klubit Drita e cila  do të shfrytëzojë këto ditë pushimi nga garat kampionale, për t’u dhënë hapësirë futbollistëve që në dy ndeshjet e para për shkak të shqetësimeve të lehta nuk u inkuadruan në lojë.

EkoHigjiena

Ky takim i paraprinë ndeshjes zyrtare që Kosova U21 do ta zhvillojë kundër Anglisë, që zhvillohet në stadiumin “Milton Keynes” në Bletchley më 7 shtator, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2023.

“Pjesë e Kombëtares së Kosovës U21 është edhe futbollisti ynë, Ardit Tahiri, i cili tashmë i është bashkuar grupit dhe të hënën zhvilluan stërvitjen e parë në Kampin Edukativ Nacional në Hajvali”,  thuhet në njoftimin zyrtar të klubit bardhë e kaltër. /2LONLINE.com/.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.