DYLON

Tovërlani bën publike listën e Kombëtares U21, pjesë të saj edhe lojtarë të Dritës dhe Gjilanit

Tovërlani bën publike listën e Kombëtares U21, pjesë të saj edhe lojtarë të Dritës dhe Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U21, Afrim Tovërlani e ka bërë publike listën e futbollistëve të cilët do t’i grumbullojë për dy ndeshjet e radhës kualifikuese për Euro 2025, kundër Polonisë dhe Gjermanisë, njofton FFK.

Dardanët U21 nisin përgatitjet për këto dy ndeshje tejet të rëndësishme më 4 shtator, me stërvitjen e parë të cilën e mbajnë në Kampin Nacional në orën 17:00.

EkoHigjiena

 Fillimisht të përzgjedhurit e Tovërlanit do të ballafaqohen me Poloninë më 8 shtator si mysafirë, kurse më 12 shtator do të jenë mikpritës të Gjermanisë, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kosova U21 aktualisht ka 3 pikë në Grupin D, pasi në ndeshjen e parë të këtij cikli kualifikues ka shënuar fitore në shtëpi kundër Estonisë, 2:0, njofton FFK.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.