Trajneri i Anglisë kritikon kundërshtatët nga Ballkani, por jo Kosovën

Trajneri i Anglisë kritikon kundërshtatët nga Ballkani, por jo Kosovën

Incidentet me racizëm vazhdojnë të jenë prezente në stadiumet evropiane, sidomos kur kombëtarja angleze luan në vendet ballkanike.

Trajneri i Anglisë, Gareth Southagete, në një intervistë për Sky Sport ka treguar problemet që pati gjatë kualifikimeve për Euro 2020.

Lojtarët me ngjyrë të “Tre Luanëve” ishin cak i sulmeve raciste në Bullgari dhe Mal të Zi, por u pritën si heronj në Prishtinë.

Southgate ka pasur kritika të mëdha për sjelljet e tifozëve kundërshtar, përveç “Dardanëve”.

Ai ka shtuar se strategjia tri pikëshe e UEFA-s duhet të ripërtërirë dhe lojtarët e sulmuar duhet të mbrohen nga Federata dhe shokët e skuadrës.

“Është e trishtueshme të flasim për racizëm, aq sa kemi. Por realiteti është se ekziston një çështje në vendin tonë dhe në Evropë. Ne nuk duhet të fshihemi nga çështja, ne kemi fuqinë të bëjmë një ndryshim. Unë nuk mendoj se një proces tre-hapësh është diçka që ne mund të vazhdojmë të qëndrojmë atje dhe të themi se do të shkojmë në një hap, hapi i dytë“, ka thënë ndër të tjerash Southgate.

KOMENTE