Futbollisti Jurgen Peqini, nga kampionati shqiptar po provohet te Sc Gjilani në Superligën e Kosovës. Sulmuesi që sezonin e kaluar e mbylli me Erzenin e Shijakut në Kategorinë e Parë.
Këtë e konfirmoi edhe trajneri i ‘kuqebardhëve’ Gentjan Mezani.
“Këto ditë kam në provë Jurgen Peqinin, i cili ka luajtur sezonin e kaluar me Erzenin. Për mua vlerat e tij janë të mira dhe pres që të tregojë cilësitë e tij më të mira si sulmues. Gjilani pret të tjerë futbollistë nga Shqipëria. Me drejtuesit kemi si objektiv hyrjen në grupin e skuadrave që synojnë Europën. Te Gjilani janë edhe portieri Shkëlzen Ruçi, mbrojtësit Erlis Frashëri e Oltion Rapa, si dhe mesfushori anësor Bedri Greca”, përfundoi Mezani.