DYLON

Me plotë gola por pa fitues përfundoi ndeshja Ballkani – Gjilani

Me plotë gola por pa fitues përfundoi ndeshja Ballkani – Gjilani
Avatar photo Redaksia

Ndeshja e Javës së 11-të të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll në mes të Ballkanit dhe Gjilanit përfundoi pa fitues, ndonëse u shënuan hiq më pas se gjashtë gola.

Në një ndeshje dramatike me rikthim rezultati, të dy ekipet e deshën fitoren, por se në fund dueli në Suharekë u përmbyll pa fitues dhe skuadrat morën vetëm nga një pikë.

EkoHigjiena

Të parët shënuan vendësit përmes Lindon Emërllahut (5’), ndërsa barazoi lojtari i skuadre gjilanase Armend Thaqi (15’) e në minutën e 40-të, Edi Basa shënoi për 2:1  për skuadrën e Gjilanit me të cilin rezultat edhe përfundoi pjesëloja e parë.

Në pjesë lojën e dytë, Ballkani, fillimisht, barazoi përmes Giovanni Ribeiro (61’) derisa Bernard Karrica realizoi penalltinë (82’), për të kaluar në avantazh skuadrën e tij, 3:2.

E në minutat shtesë Gjilani barazoi përmes Armend Thaqit (90+5’).

Epilogu final i këtij takimi me plotë dramacititet përfundoi pa fitues, 3:3.

Përndryshe, tani skuadra e Gjilanit ka 13 pikë dhe ndodhet në vendit e shtatë të tabelës së klasifikimit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.