DYLON

Gagica: “Dikush thoit e dikush patkoit”, por Gjilani mbetet akoma pa buxhet të miratuar për vitin 2025!

Gagica: “Dikush thoit e dikush patkoit”, por Gjilani mbetet akoma pa buxhet të miratuar për vitin 2025!
Avatar photo Redaksia

””Dikush thoit e dikush patkoit”, por Gjilani mbetet akoma pa buxhet të miratuar për vitin 2025. Pozitë e opozitë, lojërat leni  anash tani, sepse buxheti nuk është para e juaja por taksë të cilën e paguajnë qytetarët tanë të përgjegjshëm e të ndershëm”, ka thënë Nazim Gagica, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)< dega në Gjilan.

Ai shtoi se qytetari duhet ta ketë parasysh se as ekzekutivi i Alban Hysenit e as legjislativi në Kuvendin Komunal në Gjilan, në esencë po del që nuk e kanë seriozisht  miratimin e buxhetit komunal, sepse termi buxhet më tepër po përdoret për mbulesë të dështimeve e viktimizim të skajshëm nga i pari i Gjilanit, në njërën anë, dhe në anën tjetër tendenca për të marrë primatin ose rolin e shpëtimtarit nga shumica në Kuvend.

EkoHigjiena

“Alban Hyseni nuk e ka hallin e buxhetit, projekteve apo shërbimin ndaj qytetarëve sepse kjo situatë më së shumti i konvenon atij ngase ai e din mirë sa milion euro i kanë mbet të pashfrytëzuara në fillimin e vitit 2024, e po ashtu e din mirë që me këtë menaxhim dhe udhëheqje edhe një miliard euro me ia bartë, nuk i bënë punë sepse për shfrytëzimin e këtyre mjeteve për zhvillimin e projekteve, i kanë mbetur më pak se shtatë muaj. Në anën tjetër, opozita të luaj rol konstruktiv, monitorues e këshillues sa i përket buxhetit, t’i jep një mundësi të pashpresë ekzekutivit për shfrytëzimin e tij në raport të drejtë me kërkesat dhe nevojat e qytetarëve dhe pa kushtëzime, se planifikimi, menaxhimi dhe përgjegjësia për buxhetin bie tek pozita sepse një pjesë e opozitës mandatin për planifikim buxhetor e kemi humbur me 24 dhjetor 2021, e pjesa tjetër e opozitës me 31 maj 2023”, thotë i pari i AAK-së në Gjilan.

Gagica shtoi se Aleanca ka qenë dhe do të mbetet konstruktive dhe gardiane e interesit të qytetarëve të Gjilanit, ata të cilët më së shumti dëmtohet nga katrahura që e ka sjellë ekzekutivi i Gjilanit.

“Do të jemi në krah të interesit të Gjilanit dhe qytetarëve sa herë të jetë nevoja dhe në çdo kohë kur ka seriozitet dhe konstruktivitet”, ka thënë Nazim Gagica, kryetar i AAK-së, Dega në Gjilan.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.