Pas fitores së Dritës ndaj Flamurtarit, ka folur trajneri i skuadres, Ardian Nuhiu, i cili është ndarë i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij.
“Derisa luan ekipi mirë nuk ka vend për brengosje. Më pëlqeu mënyra se si reagoi ekipi sot, pasi që luajti i bashkuar dhe u angazhua gjatë gjithë kohës. Kemi punuar gjatë gjithë javës për ti eleminuar gabimet nga ndeshja e parë dhe ia dolëm me sukses. Kjo dëshmon karakterin e fortë të ekipit”. theksoi tekniku shkupjan.
Më tej ai zbuloi edhe arysen përse munguan Cuculi, Leci dhe Vucaj, teksa këta dy të fundit kanë mbetur jashtë ekipit për shkak të thyerjes së rregullores së klubit.
“Cuculi është afruar shumë vonë me grupin, teksa Liridon Leci dhe Erjon Vucaj kanë thyer rregulloren e klubit dhe për këtë arsye nuk ishin sot në lojë”, përfundoi Nuhiu.