Një përballje ‘e nxehtë’ futbollistike po zhvillohet sot në Prishtinë. Në këtë ndeshje takohen 2 Korriku si vendas dhe Vllaznia e Pozhoranit.
Të dyja skuadrat janë keq në pozitën tabelare, Vllaznia është në zonën e eliminimit nga Liga e Parë në vendin e parafundit (15), ndërsa as 2 Korriku nuk është i sigurtë për mbijetesë, duke zënë pozitën e 11-të.
Megjithatë, tifozët ende nuk janë dorëzuar. Sidomos ata nga Pozhorani, ‘Tigrat”. Më shumë se 200 personave kanë marrë rrugë nga Pozherani drejt kryeqytetit për ta ndjekur nga afër skuadrën e tyre të zemrës Vllazninë.
“Ultras Tigrat” tashmë kanë zënë vendin e tyre në stadiumin e 2 Korrikut në kryeqytet, ndërkohë që së bashku me ekipin e tyre kërkojnë që të rikthehen me pikë në Pozheran.