DYLON

Liria për fitoren e tretë ndaj kampionit, Drita e qetë në tabelë

Liria për fitoren e tretë ndaj kampionit, Drita e qetë në tabelë
Avatar photo Elife Sherifi

Kampioni në fuqi Drita do ta ketë një sfidë jo të lehtë sot në Gjilan. Ata do ta presin Lirinë e Prizrenit, me të cilët është ndeshur dy herë gjatë këtij kampionati.

Në dy takimet e këtij viti ne Ipko Superligen e Kosoves, Liria kishte triumfuar përballë Dritës (3:2 dhe 0:1), ndërsa sot synon ta bëjë këtë për herë të tretë.

Përderisa, ata gjenden në pozitën e dhjetë  dhe rrezikojnë mbijetesën, Liria duket se do të udhëtojë në Gjilan për tri pikë të plota.

EkoHigjiena

Në anën tjetër, Drita është stabile në pozitën e katërt dhe ndeshja në shtëpi i ofron komoditet, marrë parasysh se ndeshet para tifozëve vendas.

Ndeshja fillon nga ora 14:00, në Stadiumin e Qytetit në Gjilan.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.