DYLON

Luta merr mbështetje rekorde edhe nga 2 Korriku: Në mandatin e ri do ta ndërtojmë shtratin e lumit Stanishorka

Luta merr mbështetje rekorde edhe nga 2 Korriku: Në mandatin e ri do ta ndërtojmë shtratin e lumit Stanishorka
Avatar photo Redaksia

Qytetarët e 2 Korrikut i kanë bërë pritje të jashtëzakonshme kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili shoqërohej nga bashkëshortja e tij, artistja Mika Bajrami – Haziri, shefi i Shtabit Zgjedhor, Arbër Ismajli, bartësi i listës, Avdyl Aliu, deputetja Valentina Bunjaku Rexhepi, ish kryetarja e FR LDK, Rina Ahmeti – Kasumi dhe bashkëpunëtorët.

Në emër të banorëve ka folur kryetari, Adnan Morina, i cili tha se kjo nëndegë është e organizuar në mënyrën më të mirë, duke konfirmuar punën e madhe që po bëhet në terren, shtëpi për shtëpi, për ta bërë fitoren e madhe të 17 tetorit, për një Gjilan zhvillimor në të gjitha fushat.

EkoHigjiena

Ndërkaq, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, pasi i falënderoi për përkrahjen rekorde, tha se në mandatin e ri do të përfundojë projekti i shtratit të lumit Stanishorka.

“Pandemia na e mori veprimtarin e madh të LDK-së, Nehat Ramadanin, i cili ka jetuar në lagjen 2 Korrik, por do ta kujtojmë gjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm për të mirën e përgjithshme.  Në këtë lagje zotohem se në mandatin e ri do ta përfundojmë edhe shtratin e lumit Stanishorka, në kuadër të projektit të madh të Impiantit. Jemi unik në çdo aspekt dhe më 17 tetor do të dëshmohet sa e madhe është LDK. Falëmnderit të gjithë veprimtarëve, aktivistëve e qytetarëve për mbështetje rekorde ndaj meje dhe LDK-së. Do të mbetem gjithmonë, Luta i Juaj!, tha kryetari Haziri.

Shefi i Shtabit Zgjedhor të LDK-së, Arbër Ismajli, ka thënë se mbështetja edhe e lagjes 2 Korrik, dëshmon se Luta do të fitojë ME T’PARËN më 17 tetor.

Të pranishmëve u janë drejtuar me një fjalë përshëndetëse edhe kryetarja e FG LDK në Gjilan, Valentina Bunjaku – Rexhepi dhe ish-kryetarja e Forumit të Rinisë, Rina Ahmeti- Kasumi.

(Takimi është organizuar në formatin 50 persona në ambient te hapur, sipas rregullave kundër përhapjes së COVID-19)

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.