Tifogrupi i Përfaqësueses së Kosovës, “Dardanët”, kanë lajmëruar se do të hapin “Fan – clubin” e tyre.
Tifozët e Kosovës në një njoftim kanë bërë të ditur se “Fan clubi- Dardanët” do të jetë i hapur të martën nga ora 20:00.
Ky lokal do të jetë përballë Fabrikës së Tjegullave, në kryeqytet dhe do të hapet me një ceremoni solemne.