DYLON

Kosova – Turqia më 30 gusht, përkrahni vashat, hyrja falas!

Kosova – Turqia më 30 gusht, përkrahni vashat, hyrja falas!
Avatar photo Elife Sherifi

Përzgjedhësja e Kombëtares së Kosovës në konkurrencën e femrave, Afërditë Fazlija, e ka bërë publike listën e futbollisteve për dy ndeshjet e para kualifikuese për Euro 2021.

Ndeshjen e parë Kosova do ta zhvillojë kundër Turqisë, më 30 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 20:00 dhe hyrja për tifozë do të jetë falas, derisa në ndeshjen e dytë do të jetë mysafire e Sllovenisë, më 3 shtator.

Grumbullimi i futbollisteve do të bëhet nesër në orën 12:00, derisa stërvitja e parë zhvillohet po nesër në orën 17:30 në stadiumin e KEK-ut në Obiliq.

EkoHigjiena

Më 28 gusht në të njëjtin stadium do të mbahen dy seanca stërvitore, njëra në orën 10:00 dhe tjetra në orën 17:30.

Ndërkaq, më 29 gusht, do të stërvitja e fundit do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në orën 18:00.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.