Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, janë takuar me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Pacolli përmes një postimi në profilin e tij në facebook ka shkruar se: “në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, së bashku me Presidentin Thaçi, takuam edhe Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. Takim miqësor dhe frytdhënënës”.
New York, 19 Shtator 2017 – Në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, së bashku me Presidentin Thaçi, takuam edhe Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. Takim miqësor dhe frytdhënënës. Ri-konfirmuam marrëdhëniet shumë të mira në mes dy vendeve, duke shprehur zotimin dhe përkushtimin e dy-anshëm për zgjerimin dhe thellimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi. Kosova i është falënderuese Turqisë për mbështetjen e palëkundur në lidhje me procesin e shtet-ndërtimit në Kosovë dhe anëtarësimin e saj në të gjitha Organizatat Ndërkombëtare. BP