DYLON

Presidenti Pacolli ofron mbështetje për kandidaturat e AKR-së në Gjilan, janë më të mirët e më të devotshëm

Presidenti Pacolli ofron mbështetje për kandidaturat e AKR-së në Gjilan, janë më të mirët  e më të  devotshëm
Avatar photo Redaksia

Lista e kandidatëve të AKR-së për Kuvendin e Komunës së Gjilanit, është një listë e njerëzve të ndershëm, punëtorë dhe njerëzve me integritet.

Listës që e përbejnë 28 kandidatë të devotshëm i prinë Arianit Ibrahimi, njeriu me integritet dhe aktivisti i palodhur i AKR-së.

EkoHigjiena

Znj. Elizabeta Abazi Aliu është njëra nga kandidatet e listës së AKR-së për Kuvendin Komunal në Gjilan, ajo ka përfunduar studimet në nivelin Master i së Drejtës Civile, anëtare dhe aktiviste e AKR-së që nga viti 2013, nga viti 2016 mban pozitën e sekretares së Forumit të Gruas në Gjilan dhe pjesë e Strukturave të Larta të Partisë, me përvojë pune profesionale si zyrtare ligjore dhe në punë administrative për shumë vite.

Qëllimi i saj është të ngrejë zërin për shumë çështje që ndihmojnë gratë në përparimin dhe vendimmarrjen, fuqizimin e rolit të të rinjve në jetën publike dhe institucionale, mbështetje për kategoritë e cenueshme si strehimoret dhe personat me aftësi të kufizuara.

Votoni për listën e AKR-së në komunat tuaja,

Votoni për listën e AKR-së në komunën e Gjilanit.

Aleanca Kosova e Re (AKR), Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.