DYLON

Delegacioni i Kuvendit takoi presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

Delegacioni i Kuvendit takoi presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan
Avatar photo Redaksia

Grupi i Miqësisë Kosovë-Turqi përmbylli sot vizitën zyrtare në Ankara, me takimin me Presidentin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

takimin me presidenti turk u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyera që Kosova dhe Turqia kanë ndërtuar në të gjitha fushat, si dhe për mundësitë e avancimit të mëtejmë të tyre.

EkoHigjiena

Presidenti Erdoğan siguroi delegacionin se përkrahja e Turqisë për Kosovën është më e fortë se kurrë dhe se marrëdhëniet e ndërtuara ndër shekuj do të forcohen edhe më tej.

Kryetari i Grupit të Miqësisë, Enis Kervan, falënderoi presidentin Erdogan për mbështetjen e Turqisë në arenën ndërkombëtare dhe për investimet ekonomike të bëra në Kosovë.

Delegacioni kërkoi nga presidenti i Turqisë që përkrahja e shtetit të tij të vazhdojë edhe në të ardhmen. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.