PDK ngrehë shqetësimin për vonesat e pagave të shërbyesve shëndetësorë

PDK ngrehë shqetësimin për vonesat e pagave të shërbyesve shëndetësorë

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Dega në Viti, është shumë e shqetësuar me situatën e fundit të krijuar si pasojë e vonesës së pagave mujore të më shumë se gjashtëdhjetë shërbyesve shëndetësor, të cilët janë angazhuar me kontrata mbi vepër, kontrata këto të kundërligjshme, në bashkëpunim më CARITAS- in.

PDK përmes një komunikate, vonesa tre mujore e këtyre pagave për këto shërbyes profesional përveç që reflekton papërgjegjësinë e kryetarit të Komunës Sokol Haliti, në të njëjtën kohë tregon edhe për motivin e ulët të këtij të fundit, motiv ky që ndërlidhet drejtpërdrejt me procesin zgjedhor që po na pret.

Përkitazi me këtë, Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Viti, përmes kësaj komunikate për medie shpreh shqetësimin e saj, njëkohësisht edhe gjendjen reale, duke qenë se këta shërbyes profesional përveç që nuk po i marrin pagat e tyre, në një të ardhme shumë të afërt do të mbesin pa punë duke qenë se të njëjtit Haliti po i manipulon në mënyrë të pandershme me qëllim të mbledhjes së votave. Atë ditë që Haliti nuk do të ketë nevojë për vota këta shërbyes do të mbesin pa punë duke qenë se nuk ka bazë legale për kontraktimin e tyre.

“Por, qytetarët e Vitisë do të ia tregojnë vendin manipuluesit Haliti, në ndërkohë që qeverisja e Partisë Demokratike të Kosovës zotohet se do të gjej zgjidhje të qëndrueshme për të gjithë këta shërbyes profesional.

Këto zgjidhje janë në programin qeverisës të kandidatit tone për kryetar, program i cili do të elaborohet para qytetarëve të Vitisë përgjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 22 tetorit”, thuhet tutje në komunikatë.

Krejt në fund, e ftojmë z. Haliti që të përmbahet nga manifestimet e tij politike manipulative duke qenë se ai që sajon një grackë shpeshherë bie po në atë grackë.

Në këtë kontekst, gracka e radhës për z. Haliti është data 22 tetor e këtij viti, përfundon komunikata e PDK-së së Vitisë, thuhet në fund të komunikatës.

.

KOMENTE